E ardhmja e lidershipit të Distriktit tonë varet nga përzgjedhja e kandidatëve më të përkushtuar dhe më të kualifikuar çdo vit për pozicionin e Guvernatorit të Distriktit. Këtë vit, do të pranohen nominime nga klubet Rotary të Shqipërisë për kandidatë për Guvernator të Distriktit për Vitin Rotary 2027-2028. Ky mund të jetë një anëtar i klubit tuaj!
![](https://rotarydistrict2485.org/wp-content/uploads/2025/01/Aplikimi-1024x452.jpg)
Roli i Guvernatorit të Distriktit përfshin udhëheqjen, mbështetjen dhe motivimin e Rotarianëve në role të ndryshme drejtuese, si dhe ofrimin e inspirimit dhe frymëzimit për klubet në të gjithë distriktin. Guvernatori i ardhshëm do të ketë mundësinë të trajnohet me liderë ndërkombëtarë të Rotary International, të marrë pjesë në konventa globale të Rotary-t, si dhe të vizitojë çdo klub brenda Distriktit gjatë mandatit të tij.
Kjo pozitë përfaqëson një mundësi unike për anëtarët e klubit tuaj për të zhvilluar aftësi udhëheqëse, për të krijuar marrëdhënie të reja dhe për të përforcuar frymën e Rotary-t “Shërbimi mbi Vetveten”.
Çdo klub Rotary mund të nominojë një anëtar për këtë rol prestigjioz. Kandidati duhet të jetë një Rotarian aktiv në Distriktin 2485 dhe të ketë shërbyer për një vit të plotë si President Klubi. Për të nominuar një kandidat, duhet të plotësohet një formular aplikimi dhe CV-të profesionale dhe të aktivitetit Rotarian.
Afati i fundit për dorëzimin e këtyre materialeve është data 3 shkurt 2025.
Propozimi me dokumentacionin dorëzohen në email-at vijues:
📧 [email protected]
📧 [email protected]
Procedura e Votimit të Klubit për DGND 2027-2028
Në Mbledhjen e Legjislacionit të mbajtur në Tiranë më 16 qershor 2024, u miratua përdorimi i procedurës “Votimi nga Klubi” përmes votimit online për zgjedhjen e Guvernatorit të Distriktit. Kjo metodë është përdorur me sukses edhe për zgjedhjen e tre guvernatorëve të parë të distriktit tonë, dhe për këtë arsye do të vazhdojë të jetë procedura e preferuar për zgjedhjet e ardhshme.
Dokumentet e Bashkangjitura
Ju lutemi gjeni të bashkangjitur dokumentet e mëposhtme për këtë proces:
- Orari për përzgjedhjen e DGND për D2485 (sipas RI)
- Forma për DGND
- Udhëzuesi i zgjedhjeve të Distriktit
- Procedura e votimit për zgjedhjen e DGND
- Shembulli i fletevotimit
- Sfida, Formulari i Konkurrencës
Për pyetje të mëtejshme lidhur me procesin e nominimit ose të votimit, mos hezitoni të na kontaktoni në adresat e email-it të lartpërmendura.
Distrikti Rotary 2485 Shqipëri-Kosovë